Putin: Jam gati të flas me Zelenskyn, por ai nuk është legjitim të nënshkruajë asgjë - Gazeta Express
string(82) "putin-jam-gati-te-flas-me-zelenskyn-por-ai-nuk-eshte-legjitim-te-nenshkruaje-asgje"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:04

Putin: Jam gati të flas me Zelenskyn, por ai nuk është legjitim të nënshkruajë asgjë

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 9:04

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por refuzon ta njohë presidentin aktual ukrainas si legjitim për të nënshkruar ndonjë marrëveshje.

Ai tha se Rusia nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve të paqes dhe se ai personalisht është “i gatshëm të takohet me të gjithë”, përfshirë Zelenskyn.

Megjithatë, Putin tha se, sipas mendimit të tij, Zelensky nuk ka autoritetin ligjor për të nënshkruar ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Nuk ka rëndësi për ne se kush po i zhvillon bisedimet, unë jam madje i gatshëm për një takim. Por kur vjen puna te faza përfundimtare, nënshkrimi duhet të jetë nënshkrimi i një autoriteti legjitim”, tha Putin, duke nënkuptuar se ai beson se presidenti ukrainas nuk është i aftë të lidhë marrëveshje ndërkombëtare.

Duke shpjeguar qëndrimin e tij, Putin iu referua edhe një herë dispozitave të supozuara të Kushtetutës së Ukrainës, të cilat, sipas tij, përcaktojnë se fuqitë e Zelenskyt kanë skaduar.

Putin deklaroi se Ukraina është gjoja një “republikë presidenciale-parlamentare” në të cilën “të gjitha organet e qeverisjes formohen nga presidenti”, gjë që, sipas tij, automatikisht vë në pikëpyetje legjitimitetin e të gjithë qeverisë ukrainase.