Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran - Gazeta Express
string(117) "izraeli-reagon-pas-sulmit-iranian-ndaj-spitalit-soroka-netanyahu-do-te-kerkojme-cmimin-e-plote-nga-tiranet-ne-teheran"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 8:36

Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 8:36

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas një sulmi me raketa të kryer nga Irani ndaj territorit izraelit, duke përfshirë edhe Spitalin Soroka në qytetin Beersheba.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Netanyahu deklaroi se Irani kishte goditur objektiva civile dhe kërcënoi me kundërpërgjigje të ashpër.

“Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa drejt Spitalit Soroka në Beersheba dhe ndaj popullsisë civile në qendër të vendit,” shkroi ai.

“Ne do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran.”