Raportohet se spitali Soroka në qytetin jugor izraelit të Beershebas është goditur drejtpërdrejt nga një breshëri raketash të lëshuara nga Irani, kanë konfirmuar burime zyrtare dhe raportime nga mediat ndërkombëtare.
Sipas një zyrtari ushtarak izraelit, spitali ka pësuar “dëme të gjera” dhe disa persona janë plagosur në sulm. Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore Soroka deklaroi se të plagosurit po marrin trajtim emergjent, ndërsa institucioni ka kërkuar që qytetarët të mos shkojnë në spital për trajtime të zakonshme, për shkak të gjendjes kritike.
Shërbimet izraelite të emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes dhe disa zonave të tjera që besohet të jenë goditur gjatë sulmit.
Zyrtarët izraelitë njoftuan se të paktën tre vende të tjera civile janë prekur nga raketat iraniane në këtë valë të re sulmesh, e cila përfshiu edhe qytete të mëdha si Tel Avivi dhe Jerusalemi, ku janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
Breshëria e raketave shkaktoi aktivizimin e sirenave të alarmit në të gjithë territorin e Izraelit, duke shkaktuar panik të madh mes popullsisë.
Kjo përshkallëzim vjen në një periudhë tensioni të lartë midis Izraelit dhe Iranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për përmbajtje dhe ndaljen e menjëhershme të sulmeve ndaj objektivave civile.
BBC raporton se spitali Soroka nuk është objektivi i vetëm i goditur, ndërsa sulmet kanë shënjestruar disa lokacione të tjera në jug dhe qendër të Izraelit. Ende nuk ka një numër të saktë të viktimave apo të plagosurve.
Autoritetet izraelite janë në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë situatën, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga qeveria dhe forcat e mbrojtjes.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...