‘Në garë me Pecin’ – Flet Muja nëse do të jetë kandidati i VV për Mitrovicën - Gazeta Express
string(72) "ne-gare-me-pecin-flet-muja-nese-do-te-jete-kandidati-i-vv-per-mitrovicen"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 7:23

‘Në garë me Pecin’ – Flet Muja nëse do të jetë kandidati i VV për Mitrovicën

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 7:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar se do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor.

Të mërkurën në “Politiko”, Muja ka thënë se qytetarët e Mitrovicës së shpejti do të njoftohen me kandidatin për kryetar në këtë komunë.

Muja është shprehur i gatshëm që të kandidojë për këtë pozitë.

“Jemi në fazën finale të konsultimeve dhe besojë që në ditët ose javët në vijim do të konfirmohen të gjitha kandidaturat, nuk është asgjë e konfirmuar deri tani. Qytetarët e Mitrovicës së shpejti do të informohen për këtë vendim”, ka thënë Muja.