Xabi Alonso nuk e ka nisur aventurën si trajner i Real Madridit.
“Los Blancos” barazuan 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube ndaj Al Hilal.
Spanjollët kaluan të parët në epërsi në minutën e 34-të kur Gonzalo Garcia realizoi, shkruan Gazeta Express.
Nuk vonoi shumë dhe Ruben Neves barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 41-të.
Madrilenët patën mundësinë e artë të marrin tri pikët, por Valverde dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e dytë shtesë, teksa Bono arriti të priste gjuajtjen.
Kësisoj, Real Madridi e nis me barazim fazën e grupeve ndaj Al Hilalit, grup në të cilin bëjnë pjesë edhe Salzburg dhe Pachuca.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...