Analisti Dibran Hoxha deklaron se Vetëvendosje nuk ka kapacitete për kandidimin e figurave përfaqësuese për zgjedhjet lokale.
Ai tha se Vetëvendosjes i duhen më shumë njerëz që “përfaqësojnë”, të cilët ai deklaron se nuk i ka.
“Vetë figura e Albin Kurtit nuk t’i fiton zgjedhjet lokale qysh është dëshmuar me Prishtinën…Meqë e ka kuptu që vetë nuk mundet, duhet me qitë figura më përfaqësuese. Kjo i bie që një parti që don mi mbajtë 3-4 kunguj ndërsqetull, ska shanca. Ti don vendet për deputetë me i ruajtë me figura, don me qite kandidatë për komuna dhe don me mbajtë ekzekutivin. Kështu duhet mi pas 70 njerëz që VV nuk i ka”, tha Hoxha në Pressing.
“Na u hek një ministër i Kulturës (kandidati për Prishtinën Çeku), nëse zyrtarizohet Faton Peci na heket një ministër i Bujqësisë, nëse zyrtarizohet Hekuran Murati që u përfolë për Ferizaj…Dmth cilin kungull po don me mbajtë VV se krejt nuk mundet”, tha ai.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...