Presidenti amerikan Donald Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se nuk mund të deklarojë nëse SHBA do të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke shtuar se Teherani ka kontaktuar dhe po kërkon negociata, raporton Reuters, transmeton Express.
“S’mund të them asgjë tani. Ata kanë kontaktuar. Irani dëshiron të negociojë,” është shprehur Trump para gazetarëve.
Ai tutje ka shtuar se, “ka një ndryshim të madh mes tani dhe para një jave. Askush nuk e di çfarë do të bëj,” duke lënë të hapur çdo mundësi për veprimet e ardhshme të SHBA-së ndaj Iranit.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei iu është referuar thirrjeve të Donald Trump-it për dorëzim dhe paralajmërimeve për luftë, duke thënë se ata që e njohin historinë e Iranit e dinë se iranianët nuk i përgjigjen mirë gjuhës së kërcënimeve.
Ai tutje ka shtuar se, “SHBA-ja duhet ta dijë se Irani nuk do të dorëzohet dhe çdo sulm amerikan do të ketë pasoja serioze dhe të pakthyeshme.