Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Joan Garcian - Gazeta Express
string(44) "zyrtare-barcelona-nenshkruan-me-joan-garcian"

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 15:59

Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Joan Garcian

Futboll

Gazeta Express

18/06/2025 15:59

FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Joan Garcia, pasi ka aktivizuar klauzolën e lirimit të tij prej 25 milionë eurosh plus indeksimi me inflacionin (CPI).

Nëpërmjet një njoftimi të bërë publik, klubi katalanas bëri të ditur se Garcia do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me Barcelonën deri më 30 qershor 2031.

Ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet këtë të premte në ambientet e klubit, në një takim privat.

Joan Garcia, i cili ka shkëlqyer me Espanyolin dhe është konsideruar si një nga portierët më premtues në futbollin spanjoll, pritet të jetë një përforcim strategjik për të ardhmen e skuadrës së Hansi Flick.