Katër skuadrat kosovare, Drita, Ballkani, Malisheva dhe Prishtina i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Drita do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Luksemburgu, Differdange, e në rast se fiton do të luajë me Copenhagen në rrethin e dytë kualifikues të garës më prestigjioze të futbollit evropian, shkruan “Gazeta Express”.
Por, në rast se eliminohet nga kjo garë, nuk do të marrë fund për të eksperienca në garat evropiane pasi do të vazhdojë të luajë në Ligën e Konferencës, me mundësi që të përballet me ekipin tjetër shqiptar, Shkëndija e Tetovës ose me uellsianët e The New Saints, të cilat do të luajnë mes vete në rrethin e parë kualifikues të Championsit.
Ndërkaq, Prishtina si fituese e Kupës do të luajë në Ligën e Evropës në rrethin e parë kualifikues me moldavët e Sheriff Tiraspolit.
Nëse e kalon këtë raund, në dytin do të ballafaqohet me: Besiktasin e Turqisë, Utrechtin e Holandës ose skocezët e Hibernianit apo fituesin e përballjes Spartak Trnava (Sllovaki) – Hacken (Suedi)..
E nëse Bardhekaltrit do të eliminohen eventualisht nga Europa League, do të vazhdojnë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, respektivisht me një përballje me Laurne nga Irlanda e Veriut ose me letonezët e Audas.
Ballkani, si nënkampion i Kosovës do të luajë direkt në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe aty do të ketë punë me Florianan nga Malta ose me Haverfordwest nga Uellsi.
Kurse, Malisheva, e cila në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë me ekipin islandez, Vikingur, në rrethin e dytë eventualisht do të përballej me ekipin tjetër shqiptar, Vllaznia, ose me Daugavpils nga Letonia.
Ndeshjet e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhen më 24 e 31 korrik. /Gazeta Express
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...