Tre nga pesë shtetasit shqiptarë të evakuuar nga Izraeli kanë mbërritur në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri pritet të rikthehet në atdhe mbrëmjen e sotme, ndërsa një tjetër do të qëndrojë në Greqi, ku është rezident.
Të pesë shqiptarët kishin udhëtuar drejt Izraelit për arsye pune dhe turistike, por u bllokuan në Tel Aviv për shkak të përshkallëzimit të konfliktit pas sulmeve iraniane.
Pas largimit nga Izraeli, ata u sistemuan përkohësisht në Egjipt dhe mëngjesin e sotëm (18 qershor) kanë mbërritur në Athinë, ku u pritën dhe asistuan nga autoritetet përkatëse.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndjekur nga afër gjithë procesin e evakuimit përmes ambasadave të saj dhe konfirmon se operacioni është realizuar me sukses.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...