Dodik shkon në Rusi: Mezi pres ta takoj e ta falënderoj Putinin - Gazeta Express
string(62) "dodik-shkon-ne-rusi-mezi-pres-ta-takoj-e-ta-falenderoj-putinin"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 13:30

Dodik shkon në Rusi: Mezi pres ta takoj e ta falënderoj Putinin

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 13:30

Raportohet se presidenti rus Vladimir Putin do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve perëndimorë në Shën Petersburg sot, ndërsa lufta e tij kundër Ukrainës vazhdon të ashpërsohet dhe armiqësitë përshkallëzohen midis Iranit dhe Izraelit.

Në ditën e parë të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), raportohet se Putin do të takohet me përfaqësues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve për të paraqitur perspektivën e tij mbi çështjet globale.

Gjithashtu në forum është Presidenti i Republika Srpska, i arratisur nga drejtësia e BeH-së, Milorad Dodik. Ky i fundit me plot ngazëllim tha se shpreson shumë të takohet me Putinin.

Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, tha se gjatë qëndrimit të tij në Shën Petersburg, ai do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar dhe do të ketë një numër takimesh dypalëshe në kuadër të këtij eventi, një prej të cilave mund të jetë me Presidentin rus Vladimir Putin, raporton RTRS.

Dodik i tha Izvestia se mezi priste të kthehej në Rusi dhe falënderoi Putinin për ftesën në Forum, i cili bashkon elitën ekonomike dhe politike të botës.

“Ngjarja më e rëndësishme e Forumit është seanca plenare në të cilën Putini do të mbajë një fjalim, siç e dikton tradita, në një fjalim, besoj, humoristik, por shumë të saktë dhe të fuqishëm rreth situatës aktuale jo vetëm në Federatën Ruse, por edhe në nivel global”, lavdëroi Dodik. /Vijesti