"Zoti President, kryejeni punën" - mesazhe inkurajuese në Izrael për Trumpin, i cili po mendon të përfshihet në luftë kundër Iranit - Gazeta Express
string(125) "zoti-president-kryejeni-punen-mesazhe-inkurajuese-ne-izrael-per-trumpin-i-cili-po-mendon-te-perfshihet-ne-lufte-kunder-iranit"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 14:00

“Zoti President, kryejeni punën” – mesazhe inkurajuese në Izrael për Trumpin, i cili po mendon të përfshihet në luftë kundër Iranit

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 14:00

Një mesazh drejtuar presidentit amerikan Donald Trump është parë në Tel Aviv, Izrael, të mërkurën, raporton CNN.

Fotografi Gil Cohen-Magen ka kapur një mesazh në qytet ku shkruan: “Zoti President, kryejeni punën!”.

Trump po e shqyrton mundësinë e përfshirjes në luftë, duke iu bashkuar Izraelit në sulm kundër Iranit.

Ai zhvilloi një takim të martën me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, i cili zgjati gati 90 minuta.

Një objektiv i mundshëm për SHBA-në është objekti bërthamor Fordo i Iranit. Ai ndodhet thellë nën tokë dhe vetëm amerikanët kanë një bombë që është e aftë ta shkatërrojë atë.

Këshilltarët e Trump janë të ndarë për këtë hap, për të cilin ekspertët thonë se do ta “ndryshonte krejtësisht” konfliktin.

Në tre ditët e fundit, të paktën 30 avionë cisternë ushtarakë amerikanë, të përdorur për furnizimin me karburant të avionëve luftarakë dhe bombarduesve, janë dërguar në Europë.