Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në Vjenë të Austrisë me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i cili së fundmi e mori një ofertë të majme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, respektivisht nga klubi Al Wahda.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, shkroi Ademi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale.
Spekulohet se Foda mund të paguhet afro 3 milionë euro në vit nëse e pranon ofertën arabe, shkruan “Gazeta Express”.
Por, postimi i Ademit e shpreh një lloj optimizmi dhe shprese që trajneri gjerman të vazhdojë me Kombëtaren Dardane, me të cilën është e lidhur me një kontratë deri në fund të kualifikimeve për Botërorin 2026. /Gazeta Express