Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Express se ende s’është arrestuar i dyshuari për sulmin para Gjykatës në Suharekë.
“Jo ende [nuk është arrestuar] por personi është identifikuar”, tha ai.
Ai dyshohet se e ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore.