Policia në Pogradec arreston të dyshuar për drogë dhe armë pa leje - Gazeta Express
string(66) "policia-ne-pogradec-arreston-te-dyshuar-per-droge-dhe-arme-pa-leje"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 9:00

Policia në Pogradec arreston të dyshuar për drogë dhe armë pa leje

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 9:00

Në një operacion të koduar “Cold Hand”, policia në Pogradec ka arrestuar një person me precedentë penalë, i cili dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës dhe automjetit të tij u sekuestruan kokainë, dy armë zjarri me municion, një shkop metalik, telefona celularë, para dhe një automjet.

I arrestuari, 27 vjeç Fatmir Muçollari është dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprat penale të lidhura me prodhimin dhe shitjen e drogës, si dhe mbajtjen pa leje të armëve.