Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Again”, falë bashkëpunimit me qytetarët, duke zbardhur dhe dokumentuar një seri vjedhjesh në zonë.
Gjatë operacionit u arrestua 41-vjeçari Amarild Muka, banues në Tiranë, i shpallur më parë në kërkim për mashtrim dhe i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndryshme në banesa, automjete, monopatina elektrike dhe portofola.
Muka dyshohet për vjedhje të shumta në territorin e Durrësit dhe për veprime të ngjashme në Tiranë.