Disa fakte rreth kundërshtarit të ardhshëm të Malishevës në Ligën e Konferencës - Gazeta Express
string(79) "disa-fakte-rreth-kundershtarit-te-ardhshem-te-malisheves-ne-ligen-e-konferences"

Sport

Gazeta Express

17/06/2025 20:01

Disa fakte rreth kundërshtarit të ardhshëm të Malishevës në Ligën e Konferencës

Sport

Gazeta Express

17/06/2025 20:01

Gjatë ditës së sotme, Malisheva ka mësuar kundërshtarin e saj në fazën e parë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi do të përballet me islandezët e Vikingur Reykjavik, shkruan “Gazeta Express”.

Fillimisht, malishevasit do të luajnë si vendas, teksa ndeshjen e kthimit do ta luajnë si mysafirë.

Vikinguri islandez është momentalisht në vendin e parë të elitës së futbollit në Islandë, me kampionatin që tashmë është tek në javën e 11-të.

Vlera e Vikingurit sipas “Transfermarkt” kap vlerën e 4.15 milionë eurove.

Lojtari më i shtrenjtë i Vikingurit është ish-ylli i Premierligës, Gylfi Sigurdsson, i cili iu bashkua skuadrës nga marsi i vitit 2025 për shumën e 125 mijë eurove.

Në këtë sezon – që tashmë ka nisur në Islandë – top golashënues i Vikingurit është Daniel Hafsteinsson me katër gola të shënuar. Top asistues është Helgoi Gudjonsson me tre sosh.

Në historinë e vetë, Vikinguri ka fituar shtatë herë titullin e kampionit në Islandë, teksa pesë herë e ka fituar Kupën e Islandës. Dy herë po ashtu është edhe fitues i Superkupës në Islandë.

Ndërkohë, në Europë, Vikinguri për herë të parë u paraqit në sezonin 1972/73, në European Cup Ëinners’ Cup.

Megjithatë, suksesin më të madh e ka arritur sezonin e kaluar, duke arritur që të shkojë deri në play-offin e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës.

Gjatë rrugëtimit për kualifikim në Ligën e Konferencës, Vikinguri e kishte mposhtur Egnatinë në rundin e dytë kualifikues, Floran në rundin e tretë dhe Santa Coloma në play-off.

Në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, Vikinguri kishte arritur të pozicionohet në vendin e 19-të, duke siguruar play-offin, aty ku ishte mposhtur nga Panathinaikos./GazetaExpress/