Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, thotë se sot janë pajtuar me punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës, “por kjo nuk do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit aktual”, shprehet ai.
Rama shkruan se “këto zgjidhje kanë rezultuar të pranueshme për punëtorët”:
“📢 Jemi pajtuar që çështjen e pagesës së shërbimeve të kryera në muajt Janar – Maj ta adresojmë në Gjykatën kompetente dhe që kjo çështje të zgjidhet me marrëveshje – ndërmjetësim.
📢 Pas vendimit të Gjykatës Supreme, jemi pajtuar që KRM “Pastrimi” të bëjë inkasimin vet për shërbimin e ofruar të mbledhjes së mbeturinave.
📢 Në kuadër të kësaj, mjetet e inkasuara nga Kryeqyteti gjatë kësaj periudhe, në afat të menjëhershëm të transferohen te Ndërmarrja “Pastrimi”.
Në fund, dëshiroj t’i njoftoj qytetarët e Prishtinës se të gjithë ata që kanë kryer pagesat gjatë këtij viti në Komunë, lista e pagesave do t’i përcillet Ndërmarrjes “Pastrimi” dhe pagesat e tyre do të njihen dhe pranohen!”, shprehet ai.
Postimi i plotë:
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...