Igli Tare takohet me përfaqësuesit e Granit Xhakës - Gazeta Express
string(50) "igli-tare-takohet-me-perfaqesuesit-e-granit-xhakes"

Sport

Gazeta Express

17/06/2025 18:03

Igli Tare takohet me përfaqësuesit e Granit Xhakës

Sport

Gazeta Express

17/06/2025 18:03

Milani po vazhdon të eksplorojë një transferim të mundshëm për mesfushorin e njohur Granit Xhaka, dhe sipas “Football Italia”, drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Igli Tare, është takuar së fundmi me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar më tej detajet e marrëveshjes.

Skuadra nga “San Siro” synon të rindërtojë repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës, pas largimit të Tijjani Reijnders drejt Manchester Cityt, largimit të pritshëm të Ruben Loftus-Cheek, si dhe një transferimi të mundshëm të Yunus Musah drejt Napolit.

Xhaka është një lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit, por edhe nga trajneri i ri, Massimiliano Allegri, i cili është i etur të sjellë përvojën dhe liderin zviceran në mesin e fushës.

“Football Italia” raporton se Igli Tare është takuar të hënën në Gjermani me agjentët e Xhakës për të gjetur një marrëveshje që do ta bindte Bayer Leverkusen të lejonte largimin e mesfushorit 32-vjeçar, i cili ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028.

Megjithatë, Leverkusen – që këtë verë ka shitur tashmë yjet Florian Ëirtz dhe Jeremie Frimpong – nuk dëshiron të humbasë edhe një tjetër titullar, ndaj do të kërkojë një çmim sa më të lartë për kartonin e Xhakës.

Pavarësisht kësaj, Milani nuk do të heqë dorë dhe do të vazhdojë të insistojë për të sjellë reprezentuesin e Zvicrës në Milano./GazetaExpress/