Ministrit i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në takim në Tiranë, Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Balla ka thënë se ka qenë kënaqësi ta pres Endritin dhe se, ky i fundit i dërgoi atij përgëzimet për zgjedhjet dhe po ashtu ‘‘haberin e mirë’’ se Thaçi është i fortë dhe krenar për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës.
‘‘Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...