Prishtina kundër Sheriffit moldav në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(52) "prishtina-kunder-sheriffit-moldav-ne-ligen-e-evropes"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2025 15:09

Prishtina kundër Sheriffit moldav në Ligën e Evropës

Futboll

Gazeta Express

17/06/2025 15:09

FC Prishtina e ka mësuar emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Bardhekaltrit do të përballen me ekipin FC Sheriff Tiraspol nga Moldavia, i cili i ra si kundërshtar pas shortit të hedhur sot në selinë e UEFA-s, shkruan “Gazeta Express”.

Ndeshjet e këtij rrethi do të luhen më 10 dhe 17 korrik.

Klubi më i madh kosovar e siguroi daljen në Evropë përmes Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi pasi e mposhti në finale Llapin.

Prishtinasit, të cilët rikthehen kështu në garat evropiane, synojnë të shkojnë sa më larg në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit kosovar. /Gazeta Express