Të ulur në një ulëse druri, Meloni tregon se çka foli me Trump-in - Gazeta Express
string(64) "te-ulur-ne-nje-ulese-druri-meloni-tregon-se-cka-foli-me-trump-in"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 14:21

Të ulur në një ulëse druri, Meloni tregon se çka foli me Trump-in

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 14:21

Liderët e G7 u mblodhën dje në Alberta të Kanadasë për të folur për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me luftën në Lindjen e Mesme apo edhe tregtinë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni publikoi një foto me presidentin Trump, teksa të dy ishin të ulur në një stol druri duke biseduar.

“Gjatë samitit të G7-ës pata një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Diskutuam për çështjet kryesore ndërkombëtare, me një fokus të veçantë në situatën në Iran dhe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu trajtuam temën e marrëdhënieve ekonomike midis BE-së dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit transatlantik”, shkruan Meloni.