Short i mirë për Dritën në Ligën e Kampionëve, do të përballet me ekipin FC Differdange 03 - Gazeta Express
string(89) "short-i-mire-per-driten-ne-ligen-e-kampioneve-do-te-perballet-me-ekipin-fc-differdange-03"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2025 14:13

Short i mirë për Dritën në Ligën e Kampionëve, do të përballet me ekipin FC Differdange 03

Futboll

Gazeta Express

17/06/2025 14:13

Drita e ka mësuar sot emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Kosovës do ta nisë eksperiencën evropiane në edicionin 2025/26 kundër FC Differdange 03 nga Luksemburgu, kundërshtar ky që u caktua pas shortit të hedhur sot në selinë e UEFA-s, shkruan “Gazeta Express”.

Drita do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

Ndeshjet e para do të luhen me 8/9 korrik dhe ato të kthimit më 15/16 korrik.

Bardhekaltrit synojnë të jenë të suksesshëm në garën më prestigjioze të futbollit evropian duke kaluar së paku në rrethin e dytë kualifikues.

Një eliminim eventual i gjilanasve s’do të thoshte edhe fund i eksperiencës evropiane pasi ata do t’i vazhdonin garat në Ligën e Konferencës.

Kurse, kampionia e Shqipërisë, Egnatia, në këtë rreth garash do të përballet me ekipin islandez, Breidablik /Gazeta Express