Kina ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump se po “i hedh benzinë zjarrit” në konfliktin në rritje mes Iranit dhe Izraelit, pasi udhëheqësi amerikan paralajmëroi banorët e Teheranit që të “evakuohen menjëherë”.
I pyetur për komentet e Trumpit, France24 raporton se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, ka deklaruar: “Nxitja e flakëve, hedhja e benzinës, kërcënimet dhe presioni i shtuar nuk ndihmojnë në uljen e tensioneve, por vetëm sa e përshkallëzojnë dhe e zgjerojnë konfliktin”.
Tutje zëdhënësi ka thënë se, “ana kineze u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht vendeve me ndikim të veçantë mbi Izraelin, të marrin përgjegjësitë e tyre, të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ulur tensionet dhe të ndalojnë përhapjen dhe zgjerimin e konfliktit.”
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...