Deputetja e VV del me konstatim: Qytetarët janë të irrituar me deputetët opozitarë që s’po votojnë - Gazeta Express
string(96) "deputetja-e-vv-del-me-konstatim-qytetaret-jane-te-irrituar-me-deputetet-opozitare-qe-spo-votojne"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:44

Deputetja e VV del me konstatim: Qytetarët janë të irrituar me deputetët opozitarë që s’po votojnë

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:44

Deputetja e Vetëvendosjes me emrin Arbëreshë Kryeziu ka dalë me një konstatim se qytetarët e Kosovës “janë të irrituar” me mospjesëmarrjen e ish-partive opozitare në votim të të ashtuquajturit komision për votim të fshehtë për Albulena Haxhiu, e cila është rrëzuar për 33 herë me radhë.

Anipse s’kanë shumicë parlamentare, deputetja fajëson opozitën – por, pa merak vendi “ka qeveri në detyrë”, tha ajo.

“Vendi nuk ka mbetur pa institucione, siç duan ta paraqesin këta deputetë të papërgjegjshëm, që vijnë dhe nuk e ngritin dorën,” tha Kryeziu, siç e citoi Gazeta Blic.

“Jemi një qeveri në detyrë, e cila është në detyrë deri në momentin kur mandatohet si qeveri e plotë me votë të deputetëve”, shtoi ajo.

“Qeveria është aty, institucionet janë duke e bërë punën e tyre, pavarësisht që janë të limituar në funksionet që ata i kanë”, deklaroi ajo.