Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për Eglantina Zeren, e cila u gjykua në kuadër të dosjes ‘5D’ për shkelje të barazisë në tendera. Zera, anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave, u dënuar me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 8 muaj heqje lirie.
Në këtë proces u dënuan edhe katër ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, si dhe Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati. Ata u dënuan me nga 9 muaj burg, me ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie.
Të pandehurit u gjykuan për shkelje të barazisë në procedurat e tenderimit, ndërsa vendimi është përfundimtar.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...