Britania e Madhe dhe aleatët njoftojnë për sanksione të reja kundër Rusisë - Gazeta Express
string(74) "britania-e-madhe-dhe-aleatet-njoftojne-per-sanksione-te-reja-kunder-rusise"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:06

Britania e Madhe dhe aleatët njoftojnë për sanksione të reja kundër Rusisë

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 13:06

Britania dhe aleatët e saj të G7-ës janë gati të njoftojnë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, tha qeveria britanike, duke rritur presionin mbi Moskën për shkak të luftës në Ukrainë.

Kryeministri Keir Starmer pritet të njoftojë finalizimin e paketës së sanksioneve dhe të thotë se dëshiron të punojë me të gjithë partnerët e G7-ës.

Qëllimi është të thahen të ardhurat e energjisë së Rusisë dhe të zvogëlohen fondet që mund të investohen në luftë.

Britania ka sanksionuar tashmë më shumë se 2,300 individë, subjekte dhe anije si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

“Ne duhet ta përdorim këtë moment për të rritur presionin ekonomik dhe për t’i treguar Presidentit Vladimir Putin se paqja është në interesin e tij dhe të Rusisë”, pritet të thotë Starmer.