Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, e paralajmëroi liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, për “një fat të ngjashëm me Saddam Husseinin” gjatë një vlerësimi të martën në mëngjes bashkë me krerët e ushtrisë izraelite, tha zyra e tij.
“Unë e paralajmëroj diktatorin iranian kundër vazhdimit të kryerjes së krimeve të luftës dhe hedhjes së raketave drejt civilëve izraelitë. Do të bënte mirë që ta kujtonte fatin e diktatorit në shtetin fqinj të Iranit (Iraku), i cili e zgjodhi rrugën e njëjtë kundër Shtetit të Izraelit” – tha Katzi, duke iu referuar Husseinit, i cili ishte rrëzuar nga pushteti më 2003 gjatë pushtimit amerikan të Irakut dhe më pas ishte gjetur duke u fshehur në një vrimë në shkretëtirë dhe ishte varur, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Ministri Katz përmendi edhe një sulm izraelit të një dite më parë ndaj selisë qendrore të televizionit shtetëror iranian, IRIB, duke thënë se edhe degë të tjera të regjimit civil iranian mund të vihen në shënjestër.
Mediumi iranian tha se tre punëtorë i janë vrarë nga sulmi izraelit në zyrat e tij.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...