Në dritën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi dështoi sërish të konstituojë legjislaturën e nëntë, analisti Shenoll Muharremi paralajmëoi për rreziqet që sjell stagnimi politik dhe izolimi ndërkombëtar.
Në anën tjetër, ai mori shembullin e Polonisë si storie suksesi, e cila ka përjetur një rritje të jashtëzakonshme ekonomike që nga fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai tha se BPV-ja për frymë për banor në Poloni është më shumë se trefishuar që nga nisja e reformave dhe anëtarësimit në BE, krahasuar me vendet që kanë zgjedhur rrugën e izolimit politik dhe ekonomik.
“Izolimi të sjellë varfëri, kriza po edhe luftë. Ndërsa reformat dhe bashkëpunimi prosperitet dhe paqe
Njerëzit mendojnë “hajt se ska lidhje BE, as masat nuk kanë lidhje.. se ne i kemi do ide tona”. Po këtu e kemi rastin konkret se si Polonia, më shumë se e ka trefishu GDP per capita prejse ka fillu me negociu, me ndërmarrë reformat e duhura dhe me u anëtarësu në BE. E gjithashtu shihet cila është dobia publike e stabilitetin politik, sigurisë dhe koncentrimit në investime, ekonomi dhe mirëqenie.
Polonia ka qenë në nivel me Iranin i cili ka stagnu me politika të lodhta dhe budallaki tjeta e sot Polonia e ka arritë Japoninë se i ka kry refomat e duhura, ka ndërmarrë veprimet që duhet e i ka bë detyrat e shtëpisë kur ju ka bashku BE-së.”
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...