Tregjet globale kanë mbetur relativisht të qeta ndërsa tensionet janë përshkallëzuar mes Izraelit dhe Iranit. Por kjo mund të ndryshojë shpejt, sipas ekspertëve, nëse konflikti prek ngushticën e Hormuzit.
Kjo për shkak se Ngushtica e Hormuzit, një rrjedhë e ngushtë uji që gjendet midis brigjeve të Iranit dhe Omanit, është një nga pikat më kritike në botë për rrjedhën e naftës.
Nëse eksportet e naftës ndërpriten, ose nëse Irani përpiqet të bllokojë ngushticën, tregu global i naftës mund të përballet me një rrezik ekzistencial, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Ngushtica lidh Gjirin Persik me oqeanin e hapur dhe është një kanal kyç për eksportet e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm nga Lindja e Mesme në tregun global. Rreth 20 milionë fuçi naftë rrjedhin nëpër ngushticë çdo ditë, sipas Administratës së Informacionit të Energjisë në SHBA.
Rob Thummel, menaxher i lartë në firmën e investimeve të energjisë Tortoise Capital, tha se një ndërprerje e mundshme në Ngushticën e Hormuzit do të bënte që çmimet e naftës të rriteshin në 100 dollarë për fuçi.
Një ngushticë funksionale e Hormuzit është “absolutisht thelbësore” për shëndetin e ekonomisë globale, tha ai.
Ekziston gjithmonë një kërcënim i vazhdueshëm se ngushtica do të bllokohet nga Irani gjatë konfliktit, tha Thummel, megjithëse ai shtoi se Irani do të përballet me reagime të mëdha globale në një rast të tillë.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, rreth një e katërta e furnizimit me naftë në botë kalon përmes rrugëve ujore.
“Mbyllja e ngushticës, edhe për një periudhë të kufizuar, do të kishte një ndikim të madh në tregjet globale të naftës dhe gazit (natyror)”, tha IEA në një raport të martën.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...