Çitaku për deklaratën e Trump: Fatkeqësisht kemi një kryeministër në largim që e ka izoluar vendin - Gazeta Express
string(97) "citaku-per-deklaraten-e-trump-fatkeqesisht-kemi-nje-kryeminister-ne-largim-qe-e-ka-izoluar-vendin"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 11:02

Çitaku për deklaratën e Trump: Fatkeqësisht kemi një kryeministër në largim që e ka izoluar vendin

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 11:02

Vlora Çitaku, deputet e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke thënë se administrata e parë e Trump’it, ka një trashëgimi pozitive në rajon pasi që gjatë kësaj kohe është bërë ushtria e Kosovës, ka pasur njohje për këtë të fundit, dhe se është bërë edhe anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, shkruan Gazeta Express.

Çitaku ka deklaruar edhe se relacionet mes Kosovës dhe SHBA-së nuk varen vetëm se kush udhëheq me këtë të fundit, por edhe kush udhëheq me qeverinë e Kosovës, e që ‘‘fatkeqësisht’’ ka shtuar ajo, në krye të vendit është një kryeministër që e ka izoluar Kosovën.

‘‘SHBA tash e 26 vitet kanë investuar në një Ballkan Perëndimor të integruar në NATO dhe BE, dhe në një Kosovë të konsoliduar nga brenda dhe ndërkombëtarisht. Administrata e parë e presidentit Trump, ka një trashëgimi pozitive në Ballkanin Perëndimor, gjatë asaj administrate është bërë anëtarësimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO, është bërë ushtria e Kosovës, kemi pranuar njohje. Por siç e kam thënë shpeshherë natyra e relacionit mes Kosovës dhe SHBA-vë nuk diktohet vetëm nga kush është në Shtëpi të Bardhë por diktohet edhe kush udhëheq me qeverinë e Kosovës. E fatkeqësisht ne kemi në krye të vendit një kryeministër në largim i cili e ka izoluar Kosovën dhe sot 26 vite pas luftës, aleatët që na ndihmuan të çlirohemi e të ndërtojmë shtetin e kanë sanksionuar’’, ka thënë ajo. /GazetaExpres