Haziri për deklaratën e Trump: Agjenda e SHBA’së është duke pritur qe disa vite, s’guxojmë të vonohemi më shumë - Gazeta Express
string(107) "haziri-per-deklaraten-e-trump-agjenda-e-shbase-eshte-duke-pritur-qe-disa-vite-sguxojme-te-vonohemi-me-shume"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:36

Haziri për deklaratën e Trump: Agjenda e SHBA’së është duke pritur qe disa vite, s’guxojmë të vonohemi më shumë

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 10:36

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova s’guxon të lejojë që agjenda e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është ‘‘tu prit në tavolinë që disa vite’’ të vonohet edhe më shumë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar edhe se duhet të gjendet një konsensus për propozimin e LDK për qeveri të përbashkët dhe se, situata aktuale është e dëmshme dhe e  ‘’neveritshme’’.

”Kjo që po ndodh edhe sot me moskonstituimin  e Kuvendit, edhe me mosfunksionalizimin e qeverisë me legjitimitet të 9 shkurtit, është shumë vonesë e madhe e cila nuk arsyetohet, nuk justifikohet, është e dëmshme dhe është bë shumë e neveritshme, jo vetëm për Arianit Kocin, por për shumë neve. Ata që nuk kryejnë punë s’kanë pushime, nuk është koha e pushimeve. Po më vjen keq që duhet ta them që në mes kuvendit edhe zgjedhjeve lokale, disa parti dhe në këtë rast partia e parë ka zgjedh me u  fokusu në diçka krejt tjetër, por për ne pushime nuk do të duhej me pas, dhe do të duhej me ndërtua një konsensus sa më i gjerë rreth projektit të LDK për një qeveri të përbashkët e cila mund ta përballon këtë agjendë. Është thanë edhe para disa javë nga vetë kryetari LDK që agjenda e Shtëpisë së Bardhë është tu prit në tavolinë që disa vite, nuk guxojmë me leju me u vazhdu me u vonu’’, ka thënë ai. /GazetaExpress