Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë thirrje për themelimin e menjëhershëm të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si një moment historik për demokracinë në Kosovë.
“Kosova duhet t’i themelojë institucionet sa më parë. Një nga arsyet është se në procesin zgjedhor të 9 shkurtit Kosova i ka dhënë besimin më të madh në histori një subjekti politik dhe një koalicion në krye të cilit e ka drejtuar kryeministri në detyrë Albin Kurti,” deklaroi Peci.
Ai shtoi se nuk ka pasur ndonjëherë më parë një personalitet në Kosovë që ka marrë një mbështetje më të madhe qytetare se Kurti në këto zgjedhje.
“Nuk ka pasur asnjëherë në historinë e Kosovës personalitet që ka marrë besim më të madh qytetar se Albin Kurti me datën 9 shkurt,” tha Peci.
Ministri në detyrë theksoi rëndësinë e funksionimit institucional për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.
“Të gjithë duhet t’i thirrim arsyes për nevojën që të kemi institucione, që të kemi një qeveri të mandatuar nga Kuvendi dhe të kemi konstituimin e Kuvendit sa më parë,” u shpreh ai.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...