27 mijë maturantë testohen sot në Matematikë - Gazeta Express
string(44) "27-mije-maturante-testohen-sot-ne-matematike"

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 8:45

27 mijë maturantë testohen sot në Matematikë

Shqiperi

Gazeta Express

17/06/2025 8:45

Rreth 27 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar sot provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Provimi nisi në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, ndërsa nxënësit janë paraqitur në shkolla që nga ora 08:30.

145 qendra testimi janë ngritur sipas standardeve, dhe 640 mësues janë përfshirë në procesin e administrimit dhe vlerësimit. Për herë të parë, ka teste të personalizuara për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu uroi maturantët: “Suksese në provimin e Matematikës. Jepni më të mirën tuaj!”

Provimi i radhës dhe i fundit zhvillohet më 24 qershor, me lëndë me zgjedhje, përfshirë shkencat, shoqëroren, ekonominë dhe artet.