“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t'ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet - Gazeta Express
string(144) "irani-i-ka-shitur-drone-me-shumice-serbise-ne-kosove-duhet-tia-dijne-per-nder-izraelit-per-shkaterrimin-e-fabrikave-burim-ramadani-per-tensionet"

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 21:45

“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet

Lajme

Gazeta Express

16/06/2025 21:45

Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Iran-Izrael. Ai ripërsëriti se Irani ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës dhe jo vetëm për rajonin atje.

“Irani është i vetmi i cili ka deklaru plan kombëtar për zhdukjen e Izraelit”, tha Ramadani në Pressing, transmeton Express.

“Njerëzit në Kosovë duhet t’ia dinë për nder Izraelit, shkatërrimin e disa prej fabrikave kryesore të dronëve të cilët Irani me shumicë, mbi 24 mijë dronë ia ka shitur Serbisë…Dhe është e qartë që Serbia pastaj nëse jo vetëm ndaj nesh, por edhe Bosnje e Hercegovinës apo tjerëve ka synuar ose planifikon që t’i përdorë porsa ti vije mundësia”, shtoi Ramadani.

“Një prej fabrikave kryesore të cilat Serbia i ka ble (dronët) në Iran, është shkatërruar sipas njoftimeve publike”, u shpreh Ramadani.