Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një biznes në zonën e Komunës së Parisit.
Bëhet fjalë për ‘Zgara Dragon’ ku rreth mesditës, flakët përfshin ambientin e brendshëm.
Nga dyshimet paraprake, zjarri dyshohet sa ka nisur nga kuzhina e më pas është përhapur në gjithë hapësirën. Fatmirësisht klientët dhe stafi kanë dalë në kohë nga ambienti.