U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën - Gazeta Express
string(107) "u-ekstradua-nga-zimbabve-dy-dite-me-pare-gjykata-e-posacme-le-ne-fuqi-masen-arrest-ne-burg-per-loran-dushen"

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2025 12:09

U ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “arrest në burg” për Loran Dushën

Shqiperi

Gazeta Express

16/06/2025 12:09

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Loran Dushën, ish-administratorin e inceneratorit të Fierit.

Dusha u ekstradua në Shqipëri nga Zimbabve dy ditë më parë, pas një periudhe të gjatë kërkimi ndërkombëtar.Ai akuzohet për përfshirje në aferën e inceneratorëve, një prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit në vend. Sipas SPAK, Dushës i janë ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Vendimi i Gjykatës vjen si pjesë e hetimeve të thelluara ndaj zyrtarëve dhe administratorëve të përfshirë në këtë aferë.