Gattuso do ta marrë drejtimin e Italisë - Gazeta Express
string(39) "gattuso-do-ta-marre-drejtimin-e-italise"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2025 23:41

Gattuso do ta marrë drejtimin e Italisë

Futboll

Gazeta Express

14/06/2025 23:41

Ish-mesfushori legjendar i “Azzurrëve”, Gennaro Gattuso, do të jetë përzgjedhësi i ri i kombëtares së Italisë.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili përmes një postimi bëri të ditur se marrëveshja është arritur dhe Gattuso do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Emërimi i Gattusos në krye të pankinës së Italisë vjen në një moment kritik për “La Nazionale”, e cila ka përpara një mision të qartë: rikthimin në Kupën e Botës “2026”, pasi mungoi në edicionin e fundit.

Gattuso, i njohur për shpirtin luftarak në fushë dhe pasionin e tij të pakompromis, pritet të sjellë një frymë të re në kombëtare.

Pas një karriere solide si trajner në klube si Milan, Napoli, Valencia dhe Marseille, tani ai do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij – drejtimin e Italisë në një kompeticion botëror.