Pranimi i të dëbuarve nga ShBA, Zyrtari i lartë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH: Faleminderit Kosovë - Gazeta Express
string(111) "pranimi-i-te-debuarve-nga-shba-zyrtari-i-larte-per-ceshtje-te-evropes-dhe-euroazise-ne-dash-faleminderit-kosove"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 22:11

Pranimi i të dëbuarve nga ShBA, Zyrtari i lartë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH: Faleminderit Kosovë

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 22:11

Edhe zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, ka falënderuar Kosovën pasi që e njëjta ka shfaqur gatishmëri për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Reagimin e tij, ai e ka bërë duke shpërndarë postimin e  ambasadës amerikane në Kosovë, ku po ashtu Kosova është falënderuar nga e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Në postimin e ambasadës thuhet se Prattipati e vlerëson ‘‘shumë’’ si qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim. /GazetaExpress