“Do të godasim çdo objektiv të regjimit iranian,” paralajmëron Netanyahu - Gazeta Express
string(69) "do-te-godasim-cdo-objektiv-te-regjimit-iranian-paralajmeron-netanyahu"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:00

“Do të godasim çdo objektiv të regjimit iranian,” paralajmëron Netanyahu

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:00

Izraeli do të “godasë çdo objektiv” të regjimit iranian, ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një adresim me video të shtunën, ndërsa tensionet mes dy kundërshtarëve të vjetër vazhdojnë të përshkallëzohen.

“Në të ardhmen shumë të afërt, do të shihni avionët izraelitë, Forcat Ajrore Izraelite, pilotët tanë trima, mbi qiellin e Teheranit,” tha Netanyahu, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

“Ne do të godasim çdo vendndodhje dhe çdo objektiv të regjimit të Ajatollahut,” paralajmëroi ai.

Lideri izraelit tha se qëllimi i vendit të tij është të eliminojë “kërcënimin e dyfishtë” që paraqet Irani ndaj Izraelit, duke iu referuar kapaciteteve bërthamore të Teheranit dhe arsenalin e raketave balistike.

Ai shtoi se Izraeli tashmë ka “shkaktuar një goditje shumë të rëndë” ndaj objektit kryesor bërthamor të Iranit. “Ne kemi goditur impiantin e pasurimit të uraniumit, që është jetik për prodhimin e bombave. Gjithashtu kemi goditur ekipin kryesor të shkencëtarëve që drejtonin këto projekte. Kjo pa dyshim do t’i kthejë pas dhe ndoshta për shumë vite,” tha Netanyahu.

Deklarata vjen pasi të premten mbrëma Netanyahu u drejtua drejtpërdrejt qytetarëve të Iranit, duke i bërë thirrje të “ngrihen dhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre”, ndërsa paralajmëroi se sulme të tjera janë në rrugë e sipër.