Flakë të mëdha kanë shpërthyer në fushën e gazit South Pars në Iran – fusha më e madhe e gazit natyror në botë – sipas raportimeve nga mediat shtetërore iraniane.
Pamjet video që qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë verifikuar gjeografikisht nga CNN tregojnë një zjarr të fuqishëm dhe shtëllunga tymi që ngrihen nga fusha e gazit në provincën jugore Bushehr të Iranit.
Sipas mediave shtetërore iraniane, fusha e naftës është goditur nga një sulm me dron izraelit.