Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 31 gradë.