Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një çmim të rëndë” nëse Irani vazhdon me sulmet e tij raketore, duke paralajmëruar se kryeqyteti iranian “do të digjet”.
“Diktatori iranian po i kthen qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata – veçanërisht banorët e Teheranit – do të paguajnë një çmim të rëndë për sulmet kriminale ndaj civilëve izraelitë”, tha Katz pas një takimi mbi situatën me udhëheqësit e ushtrisë izraelite.
“Nëse Khamenei vazhdon të gjuajë raketa në frontin e brendshëm izraelit, Teherani do të digjet”, shtoi Katz.
Irani lëshoi një valë të re raketash drejt Izraelit herët të shtunën, duke mbyllur një natë sulmesh midis dy palëve që shkaktuan shpërthime dhe shkatërrime të shumta në Tel Aviv dhe Teheran, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.