Sulmet në zonat e banuara, zyrtari izraelit thotë se “Irani do të paguajë një çmim të rëndë” - Gazeta Express
string(89) "sulmet-ne-zonat-e-banuara-zyrtari-izraelit-thote-se-irani-do-te-paguaje-nje-cmim-te-rende"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 21:09

Sulmet në zonat e banuara, zyrtari izraelit thotë se “Irani do të paguajë një çmim të rëndë”

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 21:09

Një zyrtar izraelit i tha CNN-it se “Irani do të paguajë një çmim të rëndë për qëllimin e tij ndaj zonave të banuara”, përcjell Gazeta Express.

Deklarata vjen pasi Irani lëshoi “qindra raketa balistike të llojeve të ndryshme” drejt Izraelit, në atë që Teherani e cilësoi si fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite në territorin iranian të premten në mëngjes, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA.