Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Ahmeti, i ftuar në FRONTAL në T7, ka thënë se Irani mund t’i kundërpërgjigjet Izraelit pas sulmit që u bë nga ky i fundit.
Ai ka deklaruar edhe se megjithatë, sulmi i Izraelit është një lloj kërcënimi për tu ulur në tavolinën e diskutimeve.
‘‘Unë mendoj ky sulm do të thotë, është pikërisht ai sulmi që duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve për tu pajtuar, është një lloj kërcënimi. Nëse ky sulm ndërpritet, atëherë kjo ka qenë veç një sinjal i cili jep me kuptu që nuk mundesh me pas pasurimin e uraniumit brenda Iranit dhe do të ulesh në tavolinën e bisedimeve. Nëse Irani pranon këtë ofertë pa e sulmu sonte Izraelin kjo do t’i jep ambicie të tjera Izraelit për me sulmu prapë. Tash ka mundësi ta sulmojë pak, si herën e kaluar kinse në mbrojtje të popullit palestinezë, e krimeve që po bëhen atje, por i lëshuan disa fishekëzjarre të kota që nuk bën kurfar dëmi në Izrael”, ka deklaruar ai mes tjerash.