Mihail Afanasjevič Bulgakov (1891 – 1940), shkrmitar rus, një nga romancierët më të mëdhenj të shekullit XX.
3 janar 1925
Sot i mora 300 rubla nga Lezhnevi si pagesë avans për romanin tim Roja e Bardhë, që do të botohet te gazeta Rusia. Pjesa tjetër do të më paguhet në kambial.
Ishim te Llampa e blertë këtë mbrëmje me gruan time. Flas më shumë se sa që duhet, por s’e përmbaj dot veten. Mjaftoi të shihja Juri Poteknin1 – që kishte ardhur për shkak të bllokut të shënimeve të çehovit dhe nisi të deklaronte në mënyrë të pazakontë se “ne jemi të gjithë njerëz pa ideologji” – që të vepronte tek unë si tingulli i një trombe gjatë një mësymjeje të kalorësisë.
“Boll mos rrej më!”
Nëse më e keqja vjen më së keqi, letërsia jonë me gjasë mund të jetë komunsite, por bindjen e Sadykerit2 të Ndryshimi i peizazhit. Oh, ata bastardët gazmorë të Berlinit! Gjithsesi kam frikë se Rojës së Bardhë mund t’i ketë rënë fati i keq. këtë mbrëmje te Llampa e blertë, Auslenderi nisi të thoshte, “Gjatë leximit…” dhe pastaj u ngërdhesh.
Por ai nmë pëlqen, perëndia e di pse.
Jam në një gjendje të tmerrshme: po ndihem gjithnjë e më i dashuruar me gruan time. Sa e mërzitshme: gjatë dhjetë vjetëve të fundit kam ikur prej çdonjërit afër meje… gruaja është thjesht grua, pas së gjithash. Por tash po e lejoj veten të poshtërohem madje edhe nga sëmbimi më i lehtë i xhelozisë. Ajo është e ëmbël dhe e lezetsshme. Dhe zemërmadhe.
Sot s’i lexova gazetat.
4 janar
St Petersburgu do të zbrazet.
St Petersburgu ishte i përmbytur dje: Vasileostrovsky, Peterburgsky, Moskovsko-Narvsky dhe Regjionet Qendrore janë nën ujë. Vonë në mbrëmje ujërat nisën të uleshin.
Ka ardhur një notë nga Anglia me nënshkrimin e Chamberlainit, ku bëhet e qartë se Qeveria britanike nuk ka dëshirë të thotë asnjë fjalë më shumë rreth letrës së Zinovievit. Marrëdhëniet me Britaninë janë padurueshmërisht të këqija.
Ka një raport nga Kievi që thotë se e gjithë puna e Bashkimit të Punëtorëve të Industrisë së Qepjes shkallë-shkall po kthehet në hebreje, nga fakti se forcat punëtore është 80 për qind hebrenj.
Kjo madje më bën të lumtur.
Tregimi ‘Bohemia’ doli në botimin e parë të Krasnaya Niva3, sot. Është aventura ime e parë në gjirizin meskin gazetaresk posaçërisht sovjetik. E rilexova pjesën sot dhe më pëlqen përnjëmend, por isha tmerrësisht i dhënë pas një aspekti, për të cilin jam plotësisht përgjegjës. Është i dendur me një ndjenjë mjerimi të pafalshëm. Jemi mësuar së tepërmi të jemi të uritur dhe nuk ishim të turpëruar për këtë, por tash duket sikur isha i turpëruar. Kishte një ndjesi poshtërimi në lidhje me këtë. Për herë të parë që nga ai vjeshta me nam e vitit 1921, mendoj se do t’ia rrahë vetes supet një çikëz – por veç në diatrin tim. Kam shkruar një pasazh plotësisht në ortografinë pararevolucionare, me përjashtim të një a dy frazave (“Isha i ofenduar”, për shembull).
Gjithçka ka rënë në fund dhe me fytyrë në baltë. E gjitha Moska është duke notuar në baltë të shkrirë dhe e kalova gjithtë ditën andej e këndej duke ftuar mysafirët. Duam të vallëzojmë te Nadja4.
E pashë të lezetshmin Liamins dhe ia dhashë një kopje të gazetës Rusia që përmbante tregimin Roja e Bardhë. Në ndërkohën mes fokstroteve disa vajza të ëmbla hebreje më zunë dhe nisën të flisnin për korrespondencat femërore. Më shtypën pandërprerë dhe kishin absolutisht të drejtë. u përgjigja këndshëm, por s’do ta bëj të madhe këtë, s’do mend. Ajo përfundimisht s’do t’i dërgojë ato. Si një kokërr në fyt. Dhe, s’do mend, unë jam si kobër. Ato më shtypën aq fort sa vetëm për një ditë u bëra i hajthëm dhe e gjithë fytyra ime u var në njërën anë. Do ta mendoj dhe do ta mendoj tri ditë dhe net, pastaj do ta gjej një zgjidhje. Çkado që të ndodhë, unë do të jem përgegjësi dhe askush tjetër.
5 janar
Moti në Moskë është diçka e jashtëzakonshme: me temperaturat mbi zero gjithçka është shkrirë dhe gjendja shpirtërore mes moskovitëve e pasqyron saktësisht motin. Moti sugjeron se është shkurti dhe këtu është shkurt në zemrat e njerëzve.
“Si do t’i vejë halli gjithë kësaj?” më pyeti një ditë një shok.
Pyetje të tilla bëhen në një mënyrë mekanike, bajate, të pashpresë, indiferente, si do që të doni. Pikërisht në atë moment në apartamentin e shokut tim ishin një grup komunistësh të dehur, në një dhomë në të djathtë kundruall korridorit. Në korridor ndihej një erë neveritëse – njëri prej anëtarëve të Partisë, më kallëzoi shoku im, kishte fjetur aty si derr, krejtësisht i dehur. Dikush e kishte ftuar dhe miku im s’kishte pasur si ta zbonte. Ai hynte në dhomën e tyre vazhdmisht, me një buzëqeshje nëë fytyrë të mirësjellshme, të atij që kërkon t’i lëpihet dikujt. Vazhdonin t’i çirreshin të bashkohej me ta. Ai vazhdoi të kthehej tek unë, duke i sharë ata me pëshpërima. Po, tamam: dikur duhet të ndalet kjo gjë. Besoj se do të marrë fund!
Sot shkova apostafat te botuesi i Ateistit5. Gjendet te Aleja Stoleshnikov, ose, më mirë, në Kozmodemjanovski, jo larg ndërtesës së Këshillit të Qytetit të Moskës. M.S6., ishte me mua dhe më hyri në qejf që në fillim.
“Si, a nuk do të përplasen në dritaret e tua?” e pyeti vajzën e parë që e hasëm, ulur në një tavolinë.
“Si po mendon?” (konfuze). “Jo, nuk do të përplasen” (kërcënueshëm).
“Sa keq”.
Desha ta puth në hundën e tij hebreje. Doli se nuk kishte mbetur asnjë kopje nga viti 1923. Të gjitha janë shitur, më raportuan ata me krenari. Ia dolëm të fusim në dorë njëmbdhjetë numrat e parë të vitit 1924. Numri 12 nuk ishte përgatitur ende. Kur ajo e mor vesh se unë jam person privat, zonja e re, kjo është mënyra e drejtë për ta përshkruar atë, m’i dha pa qejf.
“Këtë njëmend duhej ta dërgoja në bibliotekë”.
Me gjasë kanë një tirazh prej 70.000 kopjesh dhe i gjithiështë shitur. Ka një mori fshatarësh në zyre që dalin jashtë e kthehen prapë; dhe një skenë e vogël, perde, dekoresh… Në një tavolinë në skenë janë ca lirba të shenjtë, mbase një bibël, me një palë kokash të përkulura mbi të.
“Si në sinagogë,” tha M., teksa po largoheshim nga ndërtesa.
Isha i intersuar të dija se sa e gjithë kjo ishte thënë për dobinë time. Natyrisht, do të ishte gabim ta teproj, por kam përshtypjen se disa nga njerëzit që e kanë lexuar Rojën e Bardhë në Rusi përdorin një ton të ndryshëm kur flasin për mua – me një lloj respekti të druajtur, të tërthortë.
Isha njëmend i prekur nga reagimi i M., ndaj ekstraktit nga Roja e Bardhë. Mund të përshkruhet si i dalldisur, por edhe para kësaj e kam pasur këtë ndjesi që rritej brenda meje, një proces që kishte vazhduar ashtu për tri ditë. Do të më vij shumë keq nëse jam duke u mashtruar dhe nëse Roja e Bardhë nuk është tekst i jashtëzakonshëm.
Kur ua hodha një sy kopjeve të Ateistit në shtëpi këtë mbrëmje u shokova. Halli nuk ishte te blasfemia, sado që ishte e madhe, natyrisht, nëse je në kërkim të saj veç prej së jashtmi. Halli ishte tek ideja, një ide që mund të dëshmohet historikisht. Edhe Jezu Krishti ishte portretizuar si hajn dhe matrapaz. Nuk është zor të kuptosh kush është përgjegjës për këtë. Ofendimi është i pamatshëm.
L.L7. ishte këtu sonte dhe tha se në këtë botë ka trockistë. Shaka: Derisa Trocki po e braktiste vendin, njerëzit i thanë: “Sa më shpëjt që tia mbathësh, aq më i qetë do të jesh.”
Te Hooteri sot i ndjeva për herë të parë, me një ndjenjë tmerri, se s’mund të shkruaj më artikuj satirikë. Fizikisht e pamundshme. “Është nëpërkëmbje e vetes dhe e gjithë qenies sime.”
Shumica e shënimeve tek Ateisti janë nënshkruar me pseudonime.
“Por unë do ta shpjegoj atë kukuvajkë8.”
16 janar
Pardje isha te P.N.Zajstevi të merrja pjesë në një lexim të Andrej Belit9. Salla ishte dëng me njerëz. S’kishte ku të uleshe. S.Z. Fedorçenko10 ishte aty. U duk sikur menjëherë u bë më e ëmbël dhe më e emocionuar.
Beli kishte veshur një xhaketë të zezë. Ai m’u duk se po pozonte dhe luante rolin e klaunit në mënyrë bukur të padurueshme.
Po e rikujtonte Valeri Briusovin. E gjitha më bëri një përshtypje të pakëndshme… Ca dokrra e gjëra të tjera… rreth simbolistëve… “Shtëpia shtatëkatësh e Briusovit.”
“Një ditë ishim duke ecur përgjatë Arbat… Papritur pyeti” – këtu Beli nisi të imitonte intonacionin e Briusovit – “’Më thuaj, Boris Nikolajeviç, çka mendoni? A ka zbritur Jezusi vetëm te një planet, apo edhe te shumë të tjerë?’ Së pari, çfarë dreq gomari i Balamit jam unë të nis të pontifikoj për çështje të tilla? Dhe, së dyti, po ndiej erën e njëfarë gracke…”
Dhe, në përgjithësi, foli e foli për një kohë të gjatë të padurueshme, herë pas here duke brofur në anekdota habitëse…. diçka që kishte të bënte me drapërin… me Briusovin që shndërrohet në “fytyrë” të simbolistëve, por po ashtu në të njëjtën kohë dikush që e ka në qejf të sillet në një mënyrë marroqe…
U largova pa e pritur fundin. Pas ‘Briusovit’ duhej të lexohej një pjesë nga romani i ri i Belit.
/Marrë nga ‘Mikhail Bulgakov: Diaries and Selected Letters’, Alma Classics, 2013
/Gazeta Express