Vitinha ngritet edhe më lartë në garën për Topin e Artë - Dembélé nuk heq dorë nga ëndrra - Gazeta Express
string(87) "vitinha-ngritet-edhe-me-larte-ne-garen-per-topin-e-arte-dembele-nuk-heq-dore-nga-endrra"

Sport

Gazeta Express

13/06/2025 18:37

Vitinha ngritet edhe më lartë në garën për Topin e Artë – Dembélé nuk heq dorë nga ëndrra

Sport

Gazeta Express

13/06/2025 18:37

Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, është futur fuqishëm në garën për çmimin më të madh individual në futboll – Topin e Artë.

Sipas basteve më të fundit ndërkombëtare, ai renditet si favoriti i tretë për ta fituar këtë trofe prestigjioz, falë paraqitjeve mbresëlënëse dhe katër golave të shënuar këtë sezon.

Vitinha ka qenë një nga surprizat më të këndshme të sezonit, duke u shndërruar në një figurë kyçe për PSG-në në mesin e fushës.

Forma e tij e qëndrueshme dhe ndikimi në ndeshje të mëdha kanë tërhequr vëmendjen e opinionit futbollistik dhe tani edhe të votuesve për Topin e Artë.

Në të njëjtën kohë, edhe shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembélé, vazhdon të konsiderohet një kandidat serioz për çmimin.

Francezi ka pasur një sezon të fortë me asistime vendimtare dhe një ndikim të madh në lojën ofensive të ekipit parisien.

Me dy lojtarë të PSG-së në mesin e pretendentëve për Topin e Artë, klubi francez po tregon edhe një herë fuqinë e tij në skenën ndërkombëtare.

Sukseset individuale të Vitinhas dhe Dembélés janë dëshmi e punës së palodhur dhe rritjes së vazhdueshme gjatë këtij sezoni.

Dyshja parisiene e kanë fituar tripletën së bashku te PSG-ja, teksa Vitinha e ka fituar edhe Ligën e Kombeve me Portugalinë.

Në anën tjetër, i dyti në ranglistën e favoritëve për Topin e Artë të sivjetëm është Lamine Yamal i Barcelonës, i cili nga bastoret sportive ka një mundësi prej 33.3% për ta fituar këtë çmim.

Ndërkohë, Raphinha, i cili para shumë kohësh llogaritej si favoriti absolut për këtë çmim, ka vetëm 3.8% mundësi për ta fituar Topin e Artë.

Fituesi në fuqi i Topit të Artë është Rodri, i cili e fitoi vitin e kaluar në një konkurrencë të ashpër e të ngushtë me Viniciusin./GazetaExpress/