Vuçiq u çon mesazh Kallasit dhe Sorensenit – flet për çnjohje të Kosovës nga dy vende – shkel zotimet e dialogut - Gazeta Express
string(108) "vuciq-u-con-mesazh-kallasit-dhe-sorensenit-flet-per-cnjohje-te-kosoves-nga-dy-vende-shkel-zotimet-e-dialogut"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 17:29

Vuçiq u çon mesazh Kallasit dhe Sorensenit – flet për çnjohje të Kosovës nga dy vende – shkel zotimet e dialogut

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 17:29

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sërish ka pretenduar se së shpejti do të ketë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai nga Praga ku po merr pjesë në Forumin GLOBSEC tha se “do të ketë surpriza”, duke injoruar plotësisht zotimet e bëra në Marrëveshjen e Brukselit e Ohrit ku Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

“Serbia është e vendosur të punojë për të ruajtur integritetin e saj territorial, në luftën kundër kundërshtarëve të fuqishëm për këtë çështje, si Turqia dhe të tjerët që po punojnë aktivisht për njohjen e Kosovës. Së shpejti do të kemi surpriza nga dy pjesë të ndryshme të botës ndaj partnerëve tanë që po luftojnë për njohjen e Kosovës, kështu që ne do t’i përgjigjemi me çnjohje”, tha Vuçiq, siç shkruan Danas.

Me këtë Vuçiq çoi mesazh për kryediplomaten e BE-së Kaja Kallas dhe emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, të cilët tashmë janë në krye të dialogut.

Vetëm para pak orësh, Vuçiq takoi Sorensenin dhe tha se ia ka theksuar se “Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur zgjidhje kompromisi përmes dialogut”.

Ndërkaq, duke komentuar ngjarjet e sotme në Iran, Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë “miqësinë me Kinën, Amerikën dhe Rusinë”./Express/