Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbën e djathtë.
Operacioni është kryer të premten në Bukuresht, Rumani, shkruan “Gazeta Express”.
“Sapo përfundoi operacioni në këmbën e djathtë, gjatë të cilit u hoqën pllaka dhe vida të vendosura nga ndërhyrja e mëparshme në vitin 2023. Albionit i duhet një periudhë rikuperimi prej 7 deri në 10 ditë dhe më pas do të jetë i gatshëm për sezonin e ri, më i fortë se kurrë. Një falënderim i veçantë për Dr. Georgianu Vlad dhe të gjithë stafin e spitalit Monza në Bukuresht për profesionalizmin dhe kujdesin maksimal,” thuhet në njoftimin e agjencisë “KT Management”.
Rrahmani, që aktivizohet me Sparta Pragën, ka qenë në formë të shkëlqyer me Kosovën gjatë këtij muaji, duke realizuar pesë gola në miqësoret ndaj Armenisë dhe Komoreve./GazetaExpress/