SHBA në krah të Izraelit, paralajmëron Iranin: Mos prek interesat amerikane, pasojat do jenë të rënda - Gazeta Express
string(98) "shba-ne-krah-te-izraelit-paralajmeron-iranin-mos-prek-interesat-amerikane-pasojat-do-jene-te-renda"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 16:20

SHBA në krah të Izraelit, paralajmëron Iranin: Mos prek interesat amerikane, pasojat do jenë të rënda

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 16:20

Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar mbështetjen e tyre për Izraelin me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të rënda nëse tenton të godasë interesat amerikane.

Përmes një postimi në X, Johnson ka shkruar:

“Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë të bashkuara, përfshirë në këmbënguljen tonë të përbashkët se Irani nuk duhet të ketë kurrë një armë bërthamore. Presidenti Trump dhe administrata e tij kanë punuar pa u lodhur për ta siguruar këtë rezultat.”

Ai tutje ka shtuar se përpjekjet diplomatike kanë dështuar, fatkeqësisht për shkak të vetë Teheranir.

 “Fatkeqësisht, Irani ka refuzuar të pranojë dhe madje deklaroi dje synimin për të ndërtuar një objekt të ri për pasurimin e uraniumit,” ka shkruar Johnson.

Ai poashtu ka mbështetur veprimin e Izraelit, duke thënë se ishte në vetëmbrojtje.

“Izraeli vendosi se kishte nevojë të ndërmerrte veprim për të mbrojtur veten. Ata ishin qartësisht në të drejtën e tyre për ta bërë këtë.”

Si përfundim, kryetari ka dërguar një paralajmërim të qartë për Iranin, duke thënë se do të përballet me pasoja të rënda nëse godet interesat e SHBA-së.

Kujtojmë se, Izraeli ndërmori sulme ndaj disa objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit të premten, duke pretenduar se po parandalonte një kërcënim të afërt nga ndërtimi i bombës atomike nga ana e Teheranit.